Një yll shahu besohet se është kapur duke mashtruar në tualet gjatë zhvillimit të një turneu në Francë. Ai është fotografuar duke e shikuar telefonin në tualet, duke i konfirmuar në një mënyrë spekulimet e shumta për ngritjen e tij të dyshimtë në këtë sport.
Shahisti 58-vjeçar çeko-leton, Igors Rausis, u përjashtua nga turneu pasi u publikua një fotografi ku ai shihet në tualet duke e shikuar një material në telefon gjatë pushimit të turneut që po mbahet në Strasburg.
“Igor Rausis është zënë duke mashtruar në një turne në Strasburg”, tha kryetari i Federatës Botërore të Shahut, Emil Sutovsky, duke shtuar se ai është suspenduar për një kohë të gjatë nga të gjitha garat.
Përdorimi i telefonave është i ndaluar në turne të shahut, sepse disa softuerë mund të përdoren nga lojtarët për të fituar avantazhe. Madje, shahistët që marrin pjesë në disa turne shahu duhet t’iu nënshtrohen kontrollit për prani të metalit kudo në rroba.
“Është e pamundur që mashtrimet të zhduken tërësisht, por rreziku për t’u kapur është rritur në mënyrë të ndjeshme dhe ndëshkimet do të jenë edhe më të rënda”, shkroi Sutovsky në rrjetin social, Facebook.
Ky shahist kishte shënuar rezultate të jashtëzakonshme për moshën e tij. Niveli i tij zyrtar nga Federata Botërore e Shahut ishte rritur nga 2500 deri 2700, duke ngjallur dyshime për mashtrim, shkruan “New York Post”, transmeton Gazeta Express.
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...