Sfidat që e presin njeriun deri më 2050

11:51 | 23 Korrik 2017
Arbresh.info

Debatet mes shkencëtarëve filluan të ziejnë vitin e kaluar mbi një teknologji të re që na lejon të ndryshojmë ADN-në njerëzore. Është quajtur Crispr dhe është një mjet për të ndryshuar ADN-në e njerëzve, me qëllim nxjerrjen e sëmundjeve si kanceri jashtë ekuacionit.

Tingëllon fantastike, apo jo? Por çfarë ndodh nëse merr një kthesë të errët etike dhe bëhet një projekt për të projektuar ‘foshnjat e duhura’, duke përzgjedhur embrionet që prodhojnë bebe që do të kenë një sasi të caktuar inteligjence ose, që kanë disa tipare të caktuara fizike?

Ndërkohë që ende nuk përdoret gjerësisht për t’u konsideruar si një “sfidë e madhe” e të tashmes, ky është një avancim i ardhshëm, për pasojat e të cilit duhet të përgatitemi.

Është e arsyeshme të sigurohemi, që që eticistët të kenë një vend në tryezë në çdo laborator, universitet dhe korporatë që mund të kërkojë të ndryshojë ADN-në tonë.

“Reflektimi i duhur për atë që ne mund të duam të ruajmë nga vetja kërkon kohë – duhet të nxirret nga një spektër i gjerë këndvështrimesh, rreth asaj se çfarë do të thotë të jesh njerëzor”, thotë Nikola Agar, profesor i etikës në Universitetin Victoria të Uellingtonit në Zelandën e Re. “Është e vështirë që të krijosh hapësirë kohe për reflektim etik, kur mundësitë e reja teknologjike rendin me shpejtësi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme