Në vitin 2013, banorët e një fshati të vogël në Kazakiztan i quajtur Kalachi, u sëmurën nga një sëmundje shumë misterioze. Ata flinin tërë kohën dhe kur zgjoheshin, zakonisht një ditë pas, nuk mbanin mend asgjë.
Gazetat e ndryshme e kanë quajtur këtë si “sëmundja e gjumit” dhe hulumtues të ndryshëm shikuan për moshën e pacientëve, ajrin në këtë fshat, ushqimin që përdornin por asgjë nuk dërgonte deri tek zgjidhja e këtij misteri, transmeton Klan Kosova.
Rasti i parë i cili u raportua për këtë sëmundje ishte në vitin 2010, në një fshat afër Kalachi.
Në vitin 2013, tetë persona nga ky fshat vizituan mjekun pasi që kishin fjetur gjatë gjithë vikendit dhe ishin zgjuar vetëm sa për të shkuar në banjo dhe për të ngrënë.
Kur më në fund u zgjuan nga gjumi “letargjik” ata nuk mbanin mend asgjë çfarë kishte ndodhur gjatë asaj kohë.
Madje një njeri që pasi u zgjua e pa veten në një qytet krejtësisht tjetër, nuk e mbante mend as kohën që kaloi në aeroplan. Njerëzit ndiheshin të lodhur dhe kishin halucinacione dhe herë pas herë bëheshin edhe të dhunshëm. Më shumë se 100 persona ishin infektuar nga kjo sëmundje e bile edhe një mace.
Raste të reja të personave të prekur nga kjo sëmundje, kishte çdo muaj deri në verën e vitit 2014. Shkencëtarët testuan minierat e uraniumit që gjendeshin aty pranë, tokën, ujin dhe ushqimin. Por mjekët nuk mund të gjenin asnjë gjë që lidhte një pacient me tjetrin.
Më në fund, gjatë verën së vitit 2015, autoritetet treguan se e kishin zbuluar shkakun e kësaj sëmundje.
Përqendrimi i lartë i monoksidit të karbonit dhe hidrokarburet që vinin nga minera që gjendej afër kishte shkaktuar një mungesë të oksigjenit në atë zonë.
Në kohën kur ishte treguar për arsyen pse vinte deri tek “sëmundja e gjumit”, më shumë se 150 persona ishin shpërngulur nga ky fshat e 240 të tjerë ishin në listën e pritjes për t’u zhvendosur.
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...