Të lexoni libër, të keni dy jastëk dhe të strukeni në anën e djathtë e përmirëson gjumin tuaj të shëndetshëm. Shkoni në shtrat saktësisht në orën 22:39 pasi keni veshur pizhame. Zbulimi i ri është bërë nga hulumtimi me 2000 njerëz nga një firmë e dyshekëve.
Të shkoni në shtrat në orën 22:39 duke pasur të veshur pizhame do të bëni që të keni një gjumë perfekt gjatë natës.
Leximi i librave, dy jastëk dhe gjumi në anën e djathtë po ashtu ju ndihmon që kur të zgjoheni të jeni më të çlodhur, thotë një studim i ri.
Hulumtimi që është bërë më 2000 britanik të cilët flenë në maksimum 8 orë në ditë, po ashtu këshillon njerëzit që mos të përdorin 37 minuta telefonat e tyre celularë para se të bien në gjumë. Në vend të kësaj mund të lexojnë libra gjatë atyre minutave.
Raporti, që është financuar nga një firmë e dyshekëve , tregon se temperatura në dhomë prej 16 gradë Celsius është ideale për gjumë. Edhe dritat duhet të ndalen të gjitha.
Jas Bagnieëski, udhëheqës i projektit thotë: Ne kemi bërë një studim në shkallë vendi dhe i inkurajojmë njerëzit që si të pushojnë mirë – ku një armatë e njerëzve që kanë ndjekur instruksionet kanë fjetur mirë dhe kur janë zgjuar janë zgjuar plot energji.
“Ky hulumtim konfirmon se britanikët janë të mençur dhe flenë në baza ditore tetë orë, që janë solide. Megjithatë ende duhet të bëjmë hapa të tjerë për të rritur vetëdijen që kjo të praktikohet sa më shumë. Derisa të gjithë e dimë që telefonat celularë nuk janë të dobishëm, megjithatë një e treta e tyre e përdorin atë deri 10 minuta para gjymit. Duhet ndalur kjo praktikë”,
“Pasi bie nata nuk ke kohë perfektë për të kaluar atëherë duhet krijuar mjedisin e përshtatshëm për gjumë, pa telefona”, shton ai.
Pothuajse gjysma e njerëzve të pyetur – 44 për qind – kanë thënë se kanë gjumë më të mirë kur partneri i tyre nuk është në shtrat me ta.
Më shumë se 3 në 10 britanik lexojnë libra para se të flenë dhe dy të katërtit e tyre nuk flenë në dhoma tërësisht të errëta.
Shumica e britanikëve flenë në anën e djathtë të tyre, me këmbët e mbledhura në formë gjarpri dhe vetëm një në 20 flenë në shpinë.
Në gjumë tërësisht i zhveshur
Shumica e britanikëve flenë me pizhame. Vetëm një e katërta e tyre thonë se flenë të zhveshur.
Një nga katër thonë se nuk e dinë se kur kanë pasur gjumë të mirë, ku për këtë e akuzojnë edhe kohën shumë të nxehtë.
Kurse tre në 10 thonë se gërhitja e pandërprerë e partnerit i lë zgjuar tërë natën.
Vetëm një nga pesë mendon që të bësh seks para gjumit garanton gjumë të mirë gjatë natës.
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...