Një ditë, një nga filozofet e asaj kohe, i ofrohet Sokratit dhe i thotë:
-Sokrat, a e di se çfarë dëgjova për studentin tënd?
-Prisni një moment. Para se të më tregoni, do të deshiroja që sëpari ta kaloni një test të shkurtër. Quhet “testi i tri pyetjeve” Para se të më flasësh për studentin tim, të shohim se çfarë doni të thoni. Testi i parë është e vërteta. A jeni i sigurtë se ajo që doni të më tregoni është e vërtetë?
-Jo! Vetëm dëgjova se po flitej rreth tij.
– Pra nuk jeni i sigurtë nëse është e vërtetë apo jo. A është ajo që doni të më thoni për studentin tim diçka e mirë? – pyeti Sokrati
-Jo. Është pikërisht e kundërta e saj, – u përgjigj filozofi.
– Pra ju doni të më tregoni diçka të keqe rreth studentit tim…edhe pse nuk jeni i sigurtë nëse është e vërtetë apo jo!
Filozofi i rrudhi pak krahët dhe filloi të ndjehej keq ndërsa Sokrati vazhdoi:
-Ju ende e keni mundësinë ta kaloni testin. Është ende edhe pyetja e tretë; ‘Ana e dobishmërisë’. Ajo çka doni të më tregoni rreth studentit tim, a do të jetë diçka e dobishme për mua?
– Jo aspak, – u përgjigj filozofi
/arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?