Google ADS

Sekretet e vogla të shkrimtarëve të mëdhenj

14:49 | 25 Korrik 2016
Arbresh.info

Shkrimtarë e poetë të mëdhej, jetën e së cilëve e kemi përfytyruar nga perlat të cilat kanë mbetur prej vitesh.

Por jeta e tyre ka sekrete të cilat nuk i kemi ditur kurrë, dhe ndoshta kurrë nuk do ti mësojmë.

Ju paraqesim disa nga sekretet e “vogla” të këtyre shkrimtarëve të mëdhenj.

Franz Kafka (1883-1924). Autorit të Metamorfozës i pëlqente nudizmi, edhe pse jo gjithmonë e praktikonte. Ai i kalonte pushimet në një hotel natyralist, “Burimi i rinisë”, por nuk ishte shumë i gatshëm të zhvishej, duke fituar pseudonimin “njeriu me kostum banje.”

Agatha Christie (1890-1976). Librat e saj kanë shitur miliona kopje, por nuk i ka “shkruar” ajo. Në fakt ajo vuante nga disgrafia, një shqetësim i të mësuarit që e bënte shkrimin e saj të dorës, të palexueshëm, dhe kjo e detyronte të diktonte romanet e saj. Ajo gjithashtu u martua dy herë, dhe të dy e tradhëtonin.
OSCAR WILDE (1854-1900). Autori i “Portreti i Dorian Grayt” e shprehu “diversitetin” e tij që fëmijë, kur donte të vishej si grua. Në kolegj ai nuk i praktikonte fare sportet mashkullore, por e stoliste dhomën e tij me pupla me ngjyra, porcelanë blu dhe buqeta zambakësh.

GEORGE BYRON (1788-1824). Ishte libertini më i madh në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Kjo i atribuohet një numri të madh të të dashurave: plot 250, vetëm në një vit, kur ai banonte në Venecia. Për të kujtuar “pushtimet” e tij mbahen disa prej qimeve pubike të secilës në një zarf, me emrin e saj. Lord Byron i donte shumë kafshët. Në festat në shtëpinë e tij zakonisht vinin rrotull kuaj, pata, pallonj, zogj, një papagall, një fajkua, një dhelpër, një shqiponjë dhe një korb.

ALBERTO MORAVIA (1907-1990). Thuhet se shkrimtari i “Indiferentët”, gjatë qëndrimit në Capri, dilte rreth e rrotull me një buf mbi shpatullat e tij. Gruaja e tij Elsa Morante, e shëtiste macen e saj siameze me një zinxhir. Moravia jetoi me Moranten për një kohë të gjatë në Capri, ku ai shkroi romanin “Augustine”. Të dy mbetën të martuar nga viti 1941, deri në vitin 1962.

ELSA Morante (1912-1985). Thuhet se shkrimtarja dhe poetja romane, në një pikë në jetën e saj ishte çmendurisht në dashuri me regjisorin Luchino Visconti. Kur Morante shkoi në Venecia për ta takuar, Visconti nuk ishte shumë i lumtur për ta takuar dhe u përpoq ta shmangte . Në Piazza San Marco, shkrimtarja i tregoi pjesët e saj intime duke ulëritur, duke tërhequr vëmendjen e regjisorit si dhe turistëve kalimtarë.

JAMES JOYCE (1882-1941). Ai kishte një pasion të vërtetë për të pasmet e grave. Por jo vetëm kaq, ai pëlqente të rrihej, dhe të nënshtrohej. E dëshmojnë disa nga letrat drejtuar të dashurës, një kujdestare me të cilën u largua nga familja e tij e pasur, dhe e cila u bë partnerja e tij për gjithë jetën. Autori i “Uliksit” gjithashtu kishte një frikë të madhe nga bubullimat, për shkak të dados së tij, një katolike e devotshme, e cila i kishte ngulitur idenë se bubullimat ishin shprehje e zemërimit të Perëndisë.

JACK LONDON (1876-1916). Djalë i paligjshëm, autori i Dhëmbi i Bardhë kishte një njerk të alkoolizuar,i cili që fëmijë e dërgoi në pijetore për të blerë birrë me një kovë. Kështu Jacku i vogël filloi të pijë që në moshën pesë vjeç, dhe nuk u ndal më. Në moshën 14 vjeç pinte deri sa i binte të fiktë, dhe në moshë të madhe pinte deri një litër uiski në ditë, mes grindjeve dhe incidenteve: humbi dhëmbët e parë në një përpleshje. Ai ishte i njohur për racizmin e tij të thellë, sidomos në drejtim të aziatikëve.

Lev Tolstoy (1828-1910). Si një fëmijë dhe adoleshent, ishte një student indiferent. Si një i rritur e kalonte kohën mes të grave, bixhozit, alkoolit dhe dueleve. Natën e martesës e detyroi gruan të lexonte ditarin e tij, ku përshkruheshin të gjitha aventurat e tij erotike. Të gjorës iu shpif. E gjithë kjo ndodhi para konvertimit të Tolstoit, i cili nga ai moment hoqi dorë nga alkooli, pirja e duhanit, seksi dhe ushqehej vetëm me supë, qull dhe bukë.

Edgar Allan Poe (1809-1849). Ai kishte frikë nga errësira, dhe mësoi matematikë duke llogaritur moshën e të vdekurve në varre. I gjithë faji i profesorëve të shkollës fillore, që përveç sjelljes së nxënësve në varreza, në fillim të çdo viti shkollor i jepnin një lopatë të vogël që përdorej për të gërmuar varrin e shokëve që vdisnin para përfundimit të shkollës. Kur u rrit ai ishte pa para dhe bënte ndonjë mashtrim. Si gazetar, ndonjëherë ai sajonte artikuj të rremë.

J. R. R. Tolkien (1892-1973). Autori i “Zoti i unazave” ishte para së gjithash një studiues gjuhësh. Profesor në Oksford, ishte i njohur publikisht në qytetin universitar, si një shofer i keq, i cili ecte kundravajtje, aq sa gruaja nuk pranonte të udhëtonte me të në qytet. Natyrisht, zonja Tolkien nuk ishte një grua e duruar. Burri i saj gërhiste shumë dhe ajo arriti ta bindë që të flejë në banjë, në vaskë.

WILLIAM SHAKESPEARE (1564-1616). Dramaturgu anglez ishte i fiksuar pas parasë: praktikonte interesa të larta për miqtë të cilëve u jepte hua, dhe ishte shumë abuzues në kërkesat ekonomike për punën e tij. Po kështu ishte bashkëshort jo besnik: janë të shumta historitë e tij jashtëmartesore, si dhe kishte disa fëmijë të paligjshëm. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme