Kinezi Li Ching Yuen ka vdekur në moshën 256-vjeçare. Kjo nuk është një legjendë, as përrallë! Jeta e tij është bërë lajm dekada më parë edhe në revistën “Time” apo gazetën “The New York Times”, sipas të cilave, ai ka qenë 210 cm i gjatë dhe ka jetuar deri në vitin 1933.
Kinezi, ka rrëfyer se sekreti i jetëgjatësisë është tek “Qeni, pëllumbi dhe breshka.” Profesori i Universitetit Chengdu, Wu Chung-chieh, shkruante në “The New York Times” në vitin 1930 se perandoria kineze e kishte uruar Li Ching-Yuen për 150-vjetorin e lindjes në vitin 1827. Këtë ai e kishte zbuluar në arkiva. I njëjti person ishte uruar për ditëlindjen e tij të 200-të në vitin 1877.
Gazetari i “The New York Times” thoshte se në vitin 1928, Li rrinte me komshinjtë e tij të moshuar, të cilët thoshin se ai ishte shok i gjyshërve të tyre. Li Ching-Yuen, i cili ishte “shkencëtar” bimor dhe praktikues i sporteve marciale, në regjistrat e perandorisë kineze rezultonte i regjistruar në vitin 1677. Ai kishte lindur në fshatin Szechuan të Chyi Jiang Hsie, në Kinë.
Media po ashtu raportonte se ai vetë pretendonte të kishte lindur në vitin 1736. E nëse kjo ishte e vërteta, ai vdiq në moshën 197-vjeçare, përsëri si njeriu më i moshuar në botë dhe shumë larg jetëgjatësisë të ditëve të sotme. Li Ching-Yuen kishte kaluar pjesën më të madhe të jetën duke mbledhur bimë në male dhe duke kërkuar sekretet e jetëgjatësisë.
Ai rezulton se në moshën 71-vjeçare, në 1749, i është bashkuar ushtrisë kineze si mësues i arteve marciale. Ishte martuar 23 herë dhe ishte baba i më shumë se 200 fëmijëve.
Li vdiq më 6 Maj 1933 në provincën Szechuan të Kinës. Historia e tij është shumë e çuditshme duke pasur parasysh se jetëgjatësia mesatare për botën perëndimore sot është 70-85 vjet. Tani duket si përrallë edhe të rastisësh një person mbi 100 vite, teksa nuk ka në botë asnjë person që i ka kaluar 200 vitet.
Por, Li e shpjegonte sekretin e jetëgjatësisë kështu: “Ki zemër të pastër, ulu si breshkë, lëviz sa lëviz një pëllumb dhe fli si qen…”.
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...