Një ishull i vogël grek, në qendër të detit Egje, po bëhet gjithmonë e më i famshëm për jetëgjatësinë e banorëve të tij, përveç historisë së tij dhe detit të mrekullueshëm. Ishulli i Ikarias ka rreth 8300 banorë ndodhet midis ishujve më të mirënjohur Mikonos dhe Samos.
Është i famshëm për plazhet përrallore e sidomos për moshën e mesme të popullates së tij mbi 90 vjeç. Edhe rastet e tumoreve apo të sëmundjeve kardiovaskulare janë shumë të rralla në Ikaria. Prandaj mjekët dhe studiuesit nga e gjithë bota kanë nisur kërkime për të zbuluar sekretin e këtij vendi. Përse nuk sëmuren banorët e këtij ishulli??
Shkrimtarja Dajan Koçillas në librin e saj “Kuzhina greke mesdhetare” përmbledh shumë nga kërkimet e ndërmarra nga studiues të huaj dhe radhit 6 aleatët kryesore të jetëgjatësisë së banorëve të Ikaries.
1. Ushqimet me Km 0. – Ingredienti parësor për një jetë të gjatë të banorëve është ushqimi. Ata ushqehen me fruta dhe perime nga kopshtet e tyre, peshk deti dhe mishin e përdorin jo më shumë se dy herë në muaj.
2. Aktiviteti fizik. – Diçka tjetër thelbësore që u bën të mundur banorëve që të jetojnë shendetshëm e sa më gjatë është dhe lëvizja. Këtu njerëzit spostohen veçanërisht në këmbë në çfarëdo situate meteorologjike!
3. Të flesh sa më shumë. – Në Ikaria njerëzit flenë të paktën 10 orë për çdo natë dhe përgjithësisht nuk lënë pas dore as pushimin e drekës.
4. Asnjë gjurmë ankthi apo stresi. – Banorët e këtij ishulli ndjekin ritmet e tyre, nuk nxitohen e nuk hyjnë në panik; ankthi nuk i përket aspak stilit të tyre të jetës!
5. Sa me pak ilaçe. – Një tjetër sekret për të jetuar gjatë e larg sëmundjeve është përdorimi i pak ilaçeve. Kur banorët e ishullit nuk janë mirë me shëndet, preferojnë alternativat natyrore sikurse bënin dhe paraardhësit e tyre qindravjeçare!
6. Të shohësh punën tënde. – Ekziston dhe një thënie e lashtë: “Kush sheh punën e tij, jeton 100 vjet” e kjo duket se në Ikaria ndjekin këtë këshillë. Atje, njerëzit respektojnë njëri-tjetrin, nuk paragjykojnë dhe janë mikpritës e të duruar ndryshe nga ne shqiptarët.
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...