Sa më e lartë që të jetë shkalla e plumbit në gjakun e fëmijës, kjo do të ndikojë në humbjen e koeficientit të inteligjencës (IQ) dhe do të reflektohet në statusin e personit të rritur, thuhet në një studim të Journal of the American Medical Association (JAMA).
Në studim janë përfshirë mbi 500 fëmijë të lindur në Zelandën e Re më 1972 dhe 1973. Zelanda e re në atë kohë ishte njëra nga vendet me nivelin më të lartë të plumbit në benzinën për vetura.
Shkencëtarët kanë marrë mostrat e gjakut të fëmijëve në kohën kur ata kishin 11-vjeç për të testuar shkallën e plumbit.
Studimi ka konfirmuar se në çdo ngritje prej pesë mikrogramë të plumbit në gjak, personi humb rreth 1,5 pik të IQ-së.
Te fëmijët e përfshirë në studim prania e plumbit në gjak ishte 10,99 mikrogramë për decilitër ku ishin në moshën 11-vjeç, që është një sasi e lartë në krahasim me pragun i cili konsiderohet shqetësues, theksohet në studim.
Moti sot me diell dhe vranësira
Dugolli: Pse po tjetërsohet prona e Universitetit të Prishti...
E tmerrshme në Vlorë: Nëna përplas disa herë në tokë beben p...
Ata kanë gjithmonë ide origjinale, shenjat më kreative të zo...
Parashikimi i Motit për Vikend
Çfarë ndryshimesh mund të ndjejnë qentë tek pronarët e tyre?