Google ADS

Sahara ishte liqeni më i madh në tokë! (Foto)

09:18 | 1 Korrik 2015
Arbresh.info

Në zonën e shkretëtirës së Sahara-s që e njohim sot, dikur ishte shtrirë në një liqen gjigant më i madhi në tokë, i gjelbër dhe një mrekulli e mbushur me liqene, bimësi dhe kafshë. Por pastaj, u kthye në shkretëtirën që ne njohim sot.

Shkencëtarët britanikë kanë gjetur se dikur liqeni më i madh ujërave të ëmbla që mbulonte një sipërfaqe prej 360.000 kilometra katrorë në Afrikën qendrore është reduktuar aq shumë, sa që sot mund të konsiderohet si një “bar” në aspektin e madhësisë së saj të mëparshme.
Zbulimi shpjegon se si Amazoni vazhdon të rritet në sajë të pluhurit të grimcave ushqyese me erërat që vijnë kryesisht nga Sahara dhe drejtohen për në Amerikën e Jugut dhe tokës së fekonduar.

“Analiza tregoi se periudha e lagësht është ndërprerë papritmas në veri të Afrikës rreth 5.000 vjet më parë dhe pothuajse tërësisht është tharë liqeni”, thonë shkencëtarët.

12

Megjithatë, studimet e fundit kanë treguar se ai proces kishte hyrë në fazën përfundimtare para 1,000 vjetëve, e cila lë të hapur pyetjen si u mbajt më herët në jetë Amazona.

E gjitha që kishte mbetur nga liqeni i tanishëm Çad i cili derdhet në katër shtete – Çad, Nigeria, Niger dhe Kamerun, e cila zë një hapësirë prej 335 kilometra katrorë dhe vazhdon të zvogëlohet.

Shkencëtarët kanë përdorur imazhet satelitore për të hartuar linjat e ish bregut të liqenit Megaçad. Ata i kanë analizuar edhe sedimentet për të vlerësuar moshën e tokës.

2 3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme