Shtetet e Bashkuara mund të jenë ndërtuar mbi idenë se të gjithë njerëzit janë të krijuar të barabartë, por gjatë shekullit 18-të dhe në fillim të shek.19-të, mbajtja e skllevërve ishte e zakonshme midis burrave që shërbenin si president.
Sipas dokumenteve historike, së paku 12 drejtues shteti, mbi një e katërta e të gjithë presidentëve amerikanë, ishin pronarë skllevërish. Prej tyre, tetë mbajtën skllevër edhe gjatë kohës sa ishin në detyrë, transmeton portali arbresh.info
“Institucioni i veçantë” u duk i madh gjatë dekadave të para të historisë presidenciale amerikane. George Ëashington mbante rreth 300 skllevër në plantacionin e tij malor Vernon.
Thomas Jefferson, pavarësisht se dikur e quante skllavërinë një ‘grumbullim të tmerrit’, ai kishte rreth 157 shërbëtorë. James Madison, James Monroe dhe Andreë Jackson mbajtën secili nga dhjetëra skllevër, ndërsa Martin Van Buren zotëronte një gjatë fillimit të karrierës.
Ëilliam Henry Harrison zotëronte disa skllevër të trashëguar para se të bëhej president në 1841. Zachary Taylor, i cili shërbeu nga 1849-1850, ishte shefi i fundit ekzekutiv që ka mbajtur skllevër ndërsa jetontë në Shtëpinë e Bardhë. Ai zotëronte rreth 150 skllevër në plantacionet në Kentaki, Misisipi dhe Luziana.
Për çudi, dy presidentët e fundit që mbajtën skllevër ishin të afër me Abraham Lincoln, i cili udhëhoqi kombin gjatë një lufte civile të shkaktuar nga nga ndarjet e mbjella nga skllavëria dhe më vonë e nënshkroi proklamimin e emancipimit dhe përkrahu kalimin e Amandamentit 13 që i dha fund skllavërisë.
Andreë Johnson, i cili shërbeu si zëvendës president i Lincolnit para se të bëhej president në 1865, kishe në pronësi të paktën gjysmë dyzine skllevërish në Tennesse.
Presidenti i fundit që zotëronte skllevër ishte Ulysses S. Grant, i cili shërbeu gjatë dy mandateve. Ish gjenerali komandues i Ushtrisë së Bashkimit kishte mbajtur një skllav të vetëm të quajtur Ëilliam Jones në vitet para Luftës Civile, por në vitin 1859 atij iu dha liria. Më vonë Grant bëri një përmbledhje për pikëpamjen e tij mbi skllavërinë, kur u citua të thoshte se ‘njerëzit dikur ishin shitur dhe ishin blerë si bagëti’./Arbresh.info
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...