Sa gjatë mund të mbijetojë një person nëse ka sasi të pakufizuara të ujit, por nuk ka ushqim fare?
Shikoni përgjigjen e plotë të ekspertit Richard Lee Fulgham:
“Këtë përgjigje e di sepse kam studiuar urinë. Një njeri i shëndetshëm mund të jetojë përafërsisht 45 deri në 65 ditë pa ushqim të çfarëdo lloji, përderisa e mban veten të hidratuar”.
Ju mund të jetoni pa ndonjë simptomë të madhe për rreth 30 deri 35 ditë, por pas kësaj periudhe me siguri filloni të keni diarre, probleme me lëkurën dhe, normalisht, humbje të madhe të peshës.
Trupi fillon ta hajë vetveten, duke filluar nga dhjami e deri te indet muskulore.
Por, dëshmitë e shumta tregojnë se uria është mënyrë pa dhimbje për të vdekur. Në fakt, ju përjetoni ndjenja të mahnitshme të euforisë kur trupi e kupton se pothuajse ka vdekur.
Kjo ende nuk dihet nëse është dhuratë hyjnore apo thjesht reagime të trurit.
Por normalisht se këto ndjenja nuk i përjetojnë të gjithë, pasi që disa viktima kanë raportuar për probleme serioze me lëkurën, diarre të pandalshme, probleme me gëlltitjen e pështymës, etj.
Në shumicën e rasteve, vdekja vjen kur organet fillojnë të ndalen pas gjashtë apo nëntë javëve. Kryesisht zemra thjesht ndalon së funksionuari.
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media