Hulumtimi i bërë nga Universiteti St Andrews në Skoci, ka zbuluar se mosha në të cilën një femër hyn në pubertet, e përcakton edhe sistemin e saj reproduktiv.
Sipas studimit, del se femrat që e përjetojnë periodën menstruale më herët, duan që sa më parë të kenë fëmijë, si dhe janë të prira të zgjedhin partner që ka pamje më mashkullore.
Gjetjet e botuara në zhurnalin ‘Psikologjia Revolucionare’, tregojnë se femrat që hynë herët në pubertet, janë ‘të shpejta dhe të hershme’.
Si pasojë e kësaj, ato duan që sa më parë të bëhen nëna dhe të kenë trashëgimtarë.
Ndryshe, femrave 18-32-vjeçare, iu janë shfaqur fotografi të meshkujve normal, si dhe atyre që kanë pamje më burrërore.
Të gjitha ato që kanë raportuar të kenë hyrë në pubertet më herët, kanë zgjedhur meshkujt që kanë pikërisht pamje ‘macho’, apo shumë mashkullore.
Hulumtuesit kanë thënë se me këtë studim, tentohet të hidhet dritë mbi pubertetin e hershëm, si dhe efektin që ka ai në rrjedhën e jetës.
Mungesa e energjisë, Haradinaj: Kjo qeveri e territ
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan