Sa kohë mund të jetohet pa ngrënë dhe pa pirë?

01:57 | 2 Mars 2018
Trina Galanxhi

Rezistenca e trupit të njeriut në mungesë të të ushqyerit dhe dehidratimi ndryshon nga personi në person, dhe ndikohet nga shumë faktorë, siç janë mosha (një person i moshës mesatare është më rezistent), gjinia (gratë kanë më shumë shpresa sesa burrat), pesha (njerëzit në mbipeshë kanë më shumë rezerva për të shfrytëzuar), psikologjia (një mendje e kthjellët është në gjendje të përdorë të gjitha strategjitë e mbijetesës) dhe mjedisi rrethues (një klimë e thatë e dehidraton trupin).

Mbijetesa pa ushqim

Mesatarisht një i rritur është në gjendje të mbijetojë pa ushqim për rreth një muaj, por kjo nuk do të thotë se gjatë kësaj kohe gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por së paku trupi është ende gjallë. Ndërsa pa ushqim fëmijët nuk do të mund të kalonin as javën e parë.

Kur numri i kalorive të nevojshme ditore është më i pakët, duke u reduktuar në mënyrë drastike apo plotësisht, trupi i njeriut, që përdor kryesisht glukozën, fillon të shndërroje yndyrën në energji, dhe pasi mbaron atë fillon të konsumojë muskujt, duke përfshirë edhe zemrën. Pas 15-20 ditësh të mungesës së ushqimit, mund të shfaqen sëmundje të rënda, duke përfshirë probleme të zemrës, madje edhe të përhershme, si dhe probleme të tjera të anemisë, skorbutit, shokut dhe deri në vdekje.

Mbijetesa pa ujë

Zakonisht një i rritur është në gjendje të mbijetojë pa ujë për një periudhë maksimale 10-ditore, që padyshim mbërrihen në kushte shëndetësore jooptimale. Ndërsa fëmijët nuk mundin të mbijetojnë më shumë se 3 ditë pa konsumuar lëngje.

Trupi i njeriut duhet të marrë rreth 2 litra ujë në ditë, duke ruajtur përqindjen e duhur të lëngjeve në trup, e cila varion nga 50-70 përqind. Nëse kjo normë është më pak, trupi do të dehidratohet brenda një kohe të shkurtër, duke shfaqur ndjesi dhe simptoma të dobësisë, marramendjeve, ankthit, tensionit të ulët, defiçite të aftësive njohëse, humbje të vetëdijes dhe deri në vdekje./to/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme