Henrietta Mann, një profesoreshë e inxhinierisë civile në pension, ka parashikuar se rrënoja e Titanikut do të shpërbëhet në fundin e oqeanit në vetëm 20 vjet.
Mann arriti në këtë përfundim pasi pa imazhet e para 4K të anijes, nga të cilat është e qartë se si rrënojat është përkeqësuar në mënyrë të pashmangshme gjatë 14 viteve. Titaniku u përplas në një ajsberg më 14 prill 1912.
Përplasja rezultoi në fundosjen e anijes dhe me të vdekjen e më shumë se 1500 njerëzve. Ishte një nga fatkeqësitë më të mëdha detare në histori. Sipas të dhënave historike Titanikut iu deshën 2 orë e 40 minuta për t’u fundosur plotësisht pas përplasjes.
Vonesa – Titaniku mund të ishte shpëtuar. Një vonesë prej 30 sekondash në linjat e komunikimit nuk e lejoi kapitenin të ndryshonte kursin në kohë.
Varkat e shpëtimit – Të dhënat historike tregojnë se varkat e shpëtimit që lundruan larg Titanikut nuk mbanin aq pasagjerë sa mund të kishin.
Shpëtuar nga alkooli – Kuzhinieri i parë i ëmbëlsirave të Titanikut, Charles Joughin, piu aq shumë para se anija të mbytej, sa arriti t’i mbijetonte temperaturave të ngrira të oqeanit. Ai kaloi dy orë në ujë para se të shpëtohej.
Nuk u ndalën kurrë – Siç tregon edhe filmi, është një fakt historik i vërtetuar që muzikantët në bord vazhduan të luanin deri në fund.
Ndarjet – Anija do të kishte arritur të mos fundosej nëse vetëm katër nga ndarjet e papërshkueshme nga uji do të ishin përmbytur. Por, ditën e tragjedisë, 6 ndarje u mbushën me ujë.
Heronjtë – Asnjë nga 30 inxhinierët e ngarkuar me operimin e anijes nuk mbijetoi. Ata qëndruan duke punuar deri në fund për të lejuar pjesën tjetër të pasagjerëve të hipnin sa më gjatë në varkat e shpëtimit.
Gjetja e Titanikut – U deshën 73 vjet për të gjetur mbetjet e Titanikut në fund të oqeanit.
Parashikimi – Në vitin 1898, 14 vjet para fundosjes së Titanikut, një shkrimtar i quajtur Morgan Robertson shkroi një libër të titulluar “I pathyeshëm” i cili tregonte historinë e një anijeje që nuk mundi të mbytet, por në vend të kësaj u fundos pasi u përplas me një ajsberg. Anija quhej ‘Titan’.
Bakteret – Mbetjet e Titanikut janë të mbuluara me baktere që po konsumojnë të gjitha mbetjet e tij. Nëse nuk bëhet asgjë, rrënojat do të zhduken brenda 20 viteve.
Shkaqet e vdekjes – Pothuajse të gjithë pasagjerët që ranë në ujë gjatë fatkeqësisë vdiqën nga arresti kardiak i shkaktuar nga temperaturat e ngrira, brenda 15 deri në 30 minuta./rtsh.al/
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...