Rikuperimi nga një tërmet i madh, apo në të vërtetë nga çfarëdo ngjarje ekstreme, është gjithmonë një proces i gjatë, madje edhe për vendet e pasura dhe të zhvilluara. Një tërmet zbehet nga titujt pas disa javësh, por rikuperimi në rajonin e prekur mund të vazhdojë me vite.
Sa kohë duhet? Kjo varet nga qëndrueshmëria lokale, financimi i duhur, qeveria efektive dhe një mori faktorësh të tjerë, por përgjigjja e shkurtër është, “shumë më e gjatë nga sa mendonit.”
Marrim shembull një rast tërmeti në Nepal. Tërmeti M7.8 që goditi pranë Gorkha më 25 Prill 2015, morri gati 9,000 jetë njerëzish në Nepal dhe shkaktoi viktima shtesë në Tibet, Bangladesh dhe Indi. Shkatërrimi në Nepal ishte i gjerë; dy vjet më vonë, shumë komunitete mbeten në gërmadha dhe më shumë se 500,000 njerëz janë ende duke jetuar në shtëpiza të sajuara.
Japonia është një komb i pasur dhe i zhvilluar, por rajoni i saj Tohoku është ende duke u rikuperuar nga tërmeti M9.0 që goditi brigjet e tij të Paqësorit në 11 Mars 2011, dhe tsunami masiv që pasoi menjëherë.
Zelanda e Re, një komb tjetër i pasur dhe i zhvilluar, po përjeton një rikuperim të zgjatur në mënyrë të ngjashme pas një serie prej tre termeteve kryesorë që goditën pranë Christchurch midis 4 shtatorit 2010, dhe 13 qershor 2011.
Çdo rajon i shkatërruar nga një tërmet i madh ka probleme masive për të kapërcyer dhe shumë çështje për të adresuar cilado që është situata e tij e veçantë. Burimet janë gjithmonë të kufizuara, dhe madje në rrethana ideale rindërtimi fizik dhe rimëkëmbja ekonomike marrin kohë. Japonia dhe Zelanda e Re janë vende të pasura dhe të zhvilluara, por rimëkëmbja nga tërmetet Tohoku dhe Christchurch do të marrë të paktën një dekadë për komunitetet të goditura rëndë.
Por që një situatë e tillë edhe po të përsëritet po që vendi mos të jetë aq i papërgatitur mund të merren masa paraprake!
Për shkak se rikuperimi nga një tërmet është një proces kaq i gjatë dhe përçarës, është thelbësore që rajonet e prekura të bëhen më reziliente. Pas tërmetit të vitit 2015, Nepal zbatoi një ndalim të përkohshëm të ndërtimeve në mënyrë që të bëheshin rishikime në kodin e ndërtesës për t’i bërë strukturat më të sigurta. Në fund të nëntorit 2016, pagesa e parë në kuadër të programit të qeverisë për rindërtimin e shtëpive ishte bërë për më shumë se 430,000 familje. Ky program zbaton standarde më të larta ndërtimi dhe monitoron mënyrën e përdorimit të fondeve. Nëse kodet e ndërtimit të rishikuara të Nepalit mund të zbatohen në mënyrë efektive, strukturat e reja do të performojnë shumë më mirë kur goditja e tërmetit të radhës, jetët do të shpëtohen dhe rikuperimi do të jetë më i shpejtë./prive/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...