Nëse jeni duke dyshuar se diçka nuk shkon mirë në lidhjen tuaj, sepse nuk bëni shpesh seks, ky studim do t’iu qetësojë. Një herë në javë është ideale për të qenë të lumtur me partnerin tuaj, sipas Social Psychological and Personality Science.
Siç zbuluan specialistët e Universitetit të Torontos (Kanada) pasi pyetën mijëra çifte, ata që bëjnë seks më pak se një herë në javë janë më pak të lumtur se ata që bëjnë më shpesh. Por nuk ka rëndësi nëse kjo shpesh është një herë në javë, dy, tre apo çdo ditë…nivelet e lumturisë në të gjtha këto raste janë të njëjta.
“Një herë në javë është një qëllim më real sesa ai i përditshmi” – thotë Amy Muise, duke iu referuar këtu lidhjeve që kanë angazhime familjare. Gjithashtu ajo shton: “Nëse një çift bën seks më shumë se një herë në javë nuk duket sikur rrit nivelin e lumturisë, edhe pse nuk bën keq”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?