Një pyetje e tillë ishte bërë në web-faqen Quora ku njerëz të ndryshëm japin mendimet e tyre, ndërsa sipas përgjigjeve është arritur një e përbashkët ku sipas tyre vetëm nëse jeni miliarderë duhet ta konsideroni një punë të tillë, transmeton arbresh.info.
Do të kushtonte 24.3 miliardë dollarë vetëm për ndërtimin e lojërave ndërsa për dërgimin e tyre në çdo shtëpi do të kushtonte 683 milionë dollarë, dërgesë që do të ndodhte të merrte deri në dy muaj kohë, varësisht se sa larg është vendi nga shtëpia e Babadimrit.
Por nëse patjetër dërgesa duhej të behej brenda natës, atëherë do të duheshin 40,000 aeroplanë komercialë dhe ushtarakë, ndërsa aeroportet do të bllokoheshin për pesë ditë, gjë që e bën të pa mundur që dërgesa të behet brenda natës.
Por se sa dhurata do të duhej të shpërndaheshin?
Kjo është më e lehtë falë studimeve dhe statistikave në mbarë botën. Sipas një raporti të CIA-s, 27% e popullsisë së botës janë nga mosha 0 deri në 14 vjeçare, moshë kjo e pëlqyeshme për të pranuar dhurata nga Babadimri.
Si janë të shpërndarë fëmijët nëpër botë?
-Amerika Veriore 190 milionë fëmijë
-Amerika Jugore 139 milionë fëmijë
-Evropa + Rusia 291 milionë fëmijë
-Afrika 399 milionë fëmijë
-India 411 milionë fëmijë
-Azia lindore/Oqeania 988 milionë fëmijë
Nga ku vinë dhuratat?
Kjo varet se kë pyet, sepse sipas vendeve të ndryshme Babadimri jeton në vende të ndryshme. Do të thotë janë këto mundësi se nga do të vinë dhuratat:
Alaskë, ShBA
Rovanemi, Finlandë
Kakslauttanen, Finlandë
Megjithatë, dhuratat e Babadimrit modern më së shumti vinë nga Kina.
Pra, para se të vendosni të bëheni Babadimër, keni parasysh shpenzimet dhe vështirësitë për dhuratat, e sidomos kur tashme e kemi zbuluar se nuk ekzistojnë drerë që fluturojnë. /arbresh.info
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...