Rutina 30-minutëshe që duhet të ndiqni çdo mëngjes

15:49 | 11 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Rutina e mëngjesit mund të jetë një sfidë më vete.Ekspertët e shëndetit dhe psikologët këshillojnë teknikën 30-minutëshe.

2 minutat e para – Minutat e para kur zgjoheni kanë shumë rëndësi, pasi me gjasë aty përcaktoni edhe gjendjen me të cilën do të nisni ditën. Mendimet e para duhet të jenë diçka si: Jam i/e lumtur, ndihem shumë mirë, më pret suksesi, etj. Këto mendime mund të mos ju vijnë automatikisht në mëngjes, kështu që përpiquni t’i përsërisni para se të flini.

5 minuta: Teknikat e mendjes dhe frymëmarrja e thellë – Zbatoni teknika që ju “pastrojnë” mendjen, të cilat mund të jenë formë e meditimit ose lutjes. Këto forma ju ndihmojnë që ta nisni ditën më mbarë. Ushtrimet e frymëmarrjes janë gjithashtu të këshillueshme për qetësinë. Teksa qëndroni shtrirë në shtrat, merrni frymë thellë përmes hundës, mbajeni për pesë sekonda dhe nxirreni jashtë përmes gojës.

5 minuta: Ditar – Dëshira për të kapur telefonin ose laptopin është ndoshta më e fuqishme, por prisni pak. Ekspertët sugjerojnë mbajtjen e një “ditari” ku të shkruani diçka pozitive. Disa studime sugjerojnë që kjo praktikë është e dobishme për integrimin e trurit sepse ndihmon në integrimin e pjesëve të tij, të cilat përfshijnë aftësi gjuhësore dhe krijuese, duke rritur kreativitetin për pjesën tjetër të ditës. Të shkruarit e diçkaje pozitive – siç janë tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës ose një qëllim pozitiv për ditën – mund të ndihmojë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.Nëse të shkruarit nuk është për ju, mund të provoni të dëgjoni muzikë që ju bën të ndiheni mirë.

5 minuta: Shkruani detyra thelbësore për ditën – Të pasurit një listë me detyra na ndihmon që të përcaktojmë planin e punës, të merremi me gjërat thelbësore pa qenë nevoja që të ndihemi të mbingarkuar.

10 minuta: Koha për familjen (dhe/ose kafshët) – Pas 17 minutave që i keni kushtuar vetes, keni 10 minuta kohë për familjen. Disa prindër mund të hasin vështirësi këtu, sidomos ata me fëmijë të vegjël, por për prindërit e adoleshentëve kjo kohë është mëse e mjaftueshme.

Ju mbeten disa minuta ekstra? Tani mund ta përdorni telefonin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme