Google ADS

Rusia kap më shumë se 4 mijë breshka të egra që po kontrabandoheshin

21:13 | 28 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Rojet kufitare në Rusi kanë ndaluar më shumë 4 mijë breshka të egra që po kontrabandoheshin nga Kazakistani.

Trafikantët çuan 4,100 breshkat e Azisë Qendrore, të cilat janë klasifikuar si të ndjeshme në nivel global, përtej kufirit në rajonin Orenburg të Rusisë në një rimorkio ku u maskuan si lakra, tha të martën ministria e brendshme, transmeton portali arbresh.info

Vlera e tyre ishte 177 mijë dollar.

Hetuesit i vendosën zvarranikët nën kujdesin e një kolegji në Orenburg, ku studentët dhe stafi i ushqyen ato për një muaj.

Universiteti është përballur edhe më parë me kontrabandime të tilla. Në vitin 2016 studentët ushqyen rreth 8 mijë breshka që po  rrezikonin kontrabandimin./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme