Google ADS

Rruga e Qumështit nuk është e sheshtë, thonë shkencëtarët

18:38 | 4 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Rruga e Qumështit është e deformuar dhe shtrembëruar dhe nuk është e sheshtë si zbritje qiellore.

Kështu kanë zbuluar shkencëtarët australianë dhe ata kinezë, të cilët kanë shfaqur hartën më të saktë të 3D-së së galaktikës, transmeton portali arbresh.info

Shkencëtarët në Australi dhe Kinë krijuan hartën galaktike duke matur distancat në më shumë se 1.300 yje të mëdhenj dhe të fuqishëm që së bashku zbulojnë formën e vërtetë të Rrugës së Qumështit.

Yjet, të njohura si “Cepheids klasike”, shkëlqejnë deri në 100,000 herë dhe janë shumë më të ndritura se dielli. Distancat e tyre mund të regjistrohen me saktësi rreth 95 përqind në buzë të galaktikës.

Richard de Grijs, një astronom në Universitetin Macquarie në Sidnei, tha se yjet treguan se Rruga e Qumështit është shtrembëruar gradualisht në rajonet e saj të jashtme, efek i cili ngjan që është shkaktuar nga disku i madh i brendshëm që lëshon forca e fuqishmë rrotulluese./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme