Mund të krijohen nga pambuku, nga mëndafshi, nga poliestra, por rrobat, sado e çuditshme të duket, mund të krijohen edhe nga qumështi! Stilistja italiane Antonella Bellina nuk përdor material tjetër në kompaninë e saj Due Di Latte.
Pëlhurat nga qumështi janë prodhuar për herë të parë në vitet 1930, por asokohe ishte mundim i madh sepse procesi përfshinte një numër të madh kimikatesh.
Sot shkenca ka avancuar mjaft dhe kompania e Bellina-s, në fokus ka sidomos ambientin. Deri edhe bojërat e përdorura për të ngjyrosur rrobat, për bazë kanë produktet natyrale si mbetjet e kafesë, manaferrat apo qepën e kuqe.
“Ky produkt, më së pari është 100% natyral, sepse çdo gjë vjen nga qumështi, është krejtësisht biologjik. Ne nuk përdorim për prodhimin e tij asnjë lloj substance kimike”, tha Bellina.
Po si mund të krijosh pëlhurë nga lëngu? Për këtë procedurë, përdoret një teknologji bio-inxhinierike; qumështi nxehet e më pas, atij i hidhet acid citrik për të ndarë hirrën dhe kazeinën; pikërisht këtë proteinë përdor Antonella për të krijuar fibrat tekstile.
Veshjet e prodhuara në këtë mënyrë konsiderohen ideale sidomos për personat me lëkurë shumë të ndjeshme. Ato janë anti-alergjike, por edhe anti-bakteriale, ndërsa kompania nxjerr dhe veshje për fëmijë.
Bislimi priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës, b...
Mikel Arteta i përgjigjet Guardiolës pasi trajneri i Man Cit...
Konjufca priti në takim SBAShK-un dhe pranoi nismën legjisla...
Të mërkurën mbahet konferenca vjetore ndërkombëtare “F...
Mali i Zi, partia e ish presidentit Gjukanoviç fiton më shum...
Hoxha: Sot do t’i përcjell Qeverisë kandidaturën për kreun e...