Niveli i detit në planet është duke u rritur më shpejt sesa është parashikuar dhe mund të rritet më shumë se një metër deri në fund të këtij shekulli.
Sipas një studimi, nëse nuk ka ulje të emetimeve të gazrave, kjo rritje pritet të ndryshojë jetën e shumë njerëzve në botë, transmeton portal arbresh.info
Sipas “Guardian” bazuar në studimet e kryera nga ekspertët për njohuritë rreth ndryshimit të klimës dhe shkrirjes së akullit në rajonet polare, thuhet se qytetet në zonat bregdetare në planet duhet të jenë të gatshme për ngritjen e nivelit të detit, i cili, siç theksojnë ata, mund të rritet me pesë metra deri në vitin 2300, domethënë, më herët sesa parashikohej nga Kombet e Bashkuara.
Një ngritje globale në nivelin e detit prej disa metrash do të godiste shumë qytete bregdetare, të tilla si Miami, Neë York, Alexandria, Venecia ose Bangkok, dhe disa nga ato qytete mund të braktisen plotësisht sepse nuk kanë mundësi mbrojtjeje.
Sipas skenarit më të keq, i cili përfshin një rritje të emetimeve të gazrave serë dhe një rritje globale të temperaturës prej 4,5 gradë Celsius në krahasim me kohën para-industriale, nivelet e detit në botë do të rriten me 0.6 në 1 nga 2100, 3 metra në krahasim me nivelin aktual, kështu që qindra miliona njerëz mund të mbeten pa shtëpi.
Për krahasim, nëse njerëzimi arrin të ulë emetimet e dioksidit të karbonit dhe të mbajë rritjen e temperaturës në dy gradë Celsius, rritja e nivelit të detit do të ishte një gjysmë metër më i tolerueshëm./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...