Google ADS

Rreziqet e verës

22:05 | 28 Qershor 2017
Arbresh.info

Ashtu si çdo ekzagjerim edhe gëzimet e verës mund të jenë të rrezikshme nëse nuk shtohet kujdesi. Rrezet e diellit dhe kalimi i kohë në natyrë fshehin shumë rreziqe për të cilat të gjithë kemi dëgjuar, por nuk mendojmë për to deri sa të ndodhin.

Alergjia ndaj diellit

Në verë, qëndrimi i tepërt në natyrë i personave me alergji ndaj diellit, ose individëve të ndjeshëm ndaj dritës së diellit, rezulton me një skuqje të lëkurës dhe djegie në zonat e lëkurës së ekspozuar ndaj diellit. Alergjia mund të zhvillohet te personat me çdo lloj të lëkurës, nga ajo e ndritshme deri te lëkura e errët.

Shkaku i saktë i alergjisë nga diellit nuk është i njohur dhe nuk ka trajtim adekuat mjekësor, po ka të ngjarë se bëhet fjalë për një sëmundje autoimune. Në disa raste, ndihmon një sasi më e madhe e kalciumit dhe çdo trajtim tjetër nuk është i preferuar, përveç parandalimi apo shmangia e rrezeve të diellit.

Djegia nga dielli

Më shpesh sesa alergjia, reagimi ndaj ekspozimit të diellit janë djegiet e lëkurës. Ato ndodhin kryesisht në njerëzit me lëkurë të ndritshme, apo tek njerëzit të cilët papritmas qëndrojnë në rrezet e forta të diellit pa mbrojtje. Zona e lëkurës bëhet e kuqe, e nxehtë dhe e ndjeshme.

Djegiet e përsëritura nga dielli, mund të shkatërrojnë indet lidhëse të lëkurës dhe të bëjë që lëkura të duket me e vjetër dhe e rrudhosur, kurse ekspozimi i zgjatur mund të rezultojë në kancerin e lëkurës. Për të shmangur djegien nga dielli, duhet që rrezitja të jetë graduale, nga pak për çdo ditë, por vetëm pas një rrezitje të kohëpaskohshme pesë ditore, në diell mund të qëndroni më shumë se 2 orë, por me kusht që të aplikoni krem për mbrojtje me faktor të lartë (mbi 30)./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme