Një studim i ri i Institutit Britanik për Hulumtime në Antarktidë ka zbuluar kanale të tjera, nën shtratin e detit atje, të cilat mbartin ujëra të ngrohtë nga oqeani duke rritur potencialin për ngritjen e nivelit të detit. Studiuesit thonë se kjo me gjasë ka dyfishuar nxehtësinë që arrin në akullnajën Thueits.
Sipas Institutit në fjalë, misionet kërkimore mes janarit dhe marsit 2019 u kanë dhënë atyre detaje të pashembullta të asaj që po ndodh nën një nga zonat më të rëndësishme të prekura nga ndryshimi i klimës. Studiuesit thonë se akullnaja Thueits mbulon 192,000 kilometra katrorë. Gjatë tridhjetë viteve të fundit, është pesëfishuar shkalla e humbjes së akullit në rajon.
Autorja kryesore dhe gjeofizikantia detare Dr. Kelly Hogan, pjesë e ekipit që vëzhgoi shtratin e detit.”Zbuluam se dyshemeja e detit është më e thellë sesa mendonim të ishte, në të gjithë atë zonë. Gjithashtu kemi zbuluar shumë kanale, shumë të mëdhenj që përshkojnë disa dhjetëra kilometra nga oqeani për poshtë akullit lundrues pikërisht nën akullnajën Thueits”, thotë Hogan. Për të grumbulluar të dhënat, studiuesit, nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, përdorën akullthyes dhe harta gjeofizike të realizuara nga avioni.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...