Rreth botës për 11 ditë

07:08 | 25 Korrik 2016
Arbresh.info

Rusi Fyodor Konyukhov mund të ketë vendosur një rekord të ri botëror të fluturimit me balonë.

Sipas ekipit të tij mbështetës, Konyukhov kaloi drejt e mbi qytetin australian të Northam-it ku filloi rrugëtimin e vet 11 ditë më parë.

Nëse arritja konfirmohet nga Federata Botërore e Sporteve të Ajrit, ai do ta ketë thyer me dy ditë rekordin e vendosur në 2002-shin nga amerikani Steve Fossett.

65-vjeçari Konyukhov zbriti shëndoshë e mirë në toke rreth tre orë pas kalimit mbi Northam. “Ai tani është i sigurte, është i kthjellët e i kënaqur”, tha ndihmësi i tij, John Wallington, sipas të cilit rekordi pa dyshim është thyer duke qenë se fluturoi mbi të njëjtën fushë nga ku ishte nisur.

Pas ngritjes në ajër nga Australia, Konyukhov fluturoi me balonën e tij mbi Zelandën e Re, oqeanin Paqësor, Amerikën e Jugut, Kepin e Shpresës së Mirë.

1469301268_foto3 1469300866_foto1 1469300893_foto2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme