Një studim i publikuar së fundmi ka gjetur se ndotja e ajrit ka vrarë 1.8 milionë njerëz vetëm në vitin 2019.
Studimi i përqendruar në grimcat e imta dhe në shkallën e vdekshmërisë për shkak të ndotjes së ajrit, zbuloi se afërsisht 86 përqind ( 2.5 miliardë njerëz) e njerëzve që jetojnë në zonat urbane tejkalonin udhëzimet e OBSH-së të vitit 2005 për cilësinë e ajrit, transmeton portal arbresh.info
Shkencëtart thonë se ndotja e ajrit tani është kontribuesi kryesor i shumë sëmundjeve globale.
Studimi i botuar në revistën “Lancet Planetary Health”, tha se ekspozimi afatgjatë ndaj cilësisë së ajrit jo të shëndetshëm lidhet me vdekshmërinë e parakohshme nga një sërë sëmundjesh, përfshirë sëmundjet e frymarrjes, kancerin e mushkërive dhe infeksione e rrugëve të poshtme të frymarrjes.
“Ne kemi vlerësuar se mbi 1.21 milion vdekje në zonat urbane globalisht mund të ishin shmangur në vitin 2019 nëse të gjitha zonat urbane do të kishin përmbushur udhëzimet e OBSH-së”, thuhet në raport.
“Në këtë studim, ne zbuluam se përqendrimi mesatar global i PM2.5 urban në 2019 ishte 35 μg/m3, që është mbi trefishi i udhëzimit të OBSH-së 2005 për mesataren vjetore PM2.5 (10 μg/m3), duke rezultuar në 45 në 77 vdekje të parakohshme për 100 mijë njerëz”, përfundon studimi./arbresh.info/
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli