Askush nuk është indiferent për rrëfimet për binjakët, por ekziston një rrëfim i pazakontë për binjakët nga Ohio të cilit ishin ndarë që nga lindja.
Djemtë janë adoptuar nga dy familje të ndryshme. Edhe pse nuk ishin njohur, dy familjet, djemve u dhanë emrat e njëjtë, James.
Këtu fillojnë koincidencat me emrat. Binjakët janë rritur duke mos e ditur për ekzistencën e njëri tjetrit, por megjithatë të dy shkuan në ushtrime për policë, të dy u dalluan në vizatime dhe dizajn dhe të dy u martuan me gra që quheshin Linda.
E pabesueshme, por edhe djemtë e tyre e mbajnë të njëjtin emër, të dy janë pagëzuar me emrin Alen.
Në një moment të dy u ndanë nga gratë e tyre dhe të dy përsëri u martuan. Dhe edhe gratë e dyta kanë të njëjtin emër, Bethi.
Deri dhe qentë e tyre e kanë të njëjtin emër, Toy. 40 vjet pasi që ishin ndarë ata e gjetën njëri tjetrin dhe ndanë këto ngjashmëri të pabesueshme që i përcollën gjatë tërë jetës.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës