Një histori dashurie ka lindur mes një djali 25-vjeçar dhe një gruaje të martuar, 45-vjeçare.
Njëkohësisht ajo është edhe nëna e shokut të tij të ngushtë dhe sipas djalit ky është edhe problemi kryesor që i ndalon të jetojnë dashurinë e tyre.
Ja çfarë i ka shkruar ai psikologes së “The Sun” dhe përgjigjja që ka marrë prej saj.
Letra e djalit
“Jam 25 vjeç dhe më ka rënë në kokë për një supergrua që prej disa muajsh kam lidhje të fshehtë.
Ajo është 45 vjeçe por tepër e bukur. E njoh atë që kur isha fëmijë i vogël sepse djalin e saj e kam shok të ngushtë. Por lidhja jonë filloi pas një takimi në një klub nate. Ajo ishte me disa mikesha të saj ndërsa unë me miqtë e mi.
Iu afrova dhe i kërkova që ta shoqëroja në shtëpi dhe ajo pranoi. Kur shkuam në shtëpi, muhabet pas muhabeti mbërritëm në temën e seksit. Ajo pranoi se më kishte shumë qejf dhe unë këtë e mora si një ftesë për seks dhe e putha.
Më pas ajo më mori dhe më çoi në dhomën e gjumit ku bëmë seks, me të mirin që kisha provuar në jetën time.
Prej disa muajsh ne kemi lidhje dhe kalojmë shumë mirë me njëri-tjetrin por ajo nuk do që ta bëjmë publike lidhjen sepse i trembet reagimit të djalit të saj dhe të mamasë sime.
Si mund t’ua them atyre të dyve që unë e dua dhe jam lidhur me të?!”
Përgjigjja e psikologes
“Frika e saj mendoj se është shumë me vend… edhe ti duhet ta mendosh këtë gjë.
Mendoj se dashuria jote për atë grua është vetëm momentale dhe shumë shpejt do të pendohesh, ndaj hidhi me kujdes hapat. Të sugjeroj më mirë të ndahesh prej saj.”
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...