Një çift në Oregon të SHBA-së ka paditur në gjykatë dadon e fëmijës, pasi ata pretendojnë se ajo ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tyre.
Joshua Marbury dhe Alicia Quinney pretendojnë se ata e lanë djalin e tyre 1-vjeçar tek dadoja e tyre një mbrëmje dhe kur ata janë kthyer e kanë gjetur me shenja goditjeje, mes të cilave edhe një e nxirë në formën e pëllëmbës.
Por për fatin e keq gjykata e ka pushuar çështjen pasi nuk mund të provohet se dhuna është ushtruar nga dadoja dhe 1-vjeçari Jacob është shumë i vogël për të treguar se kush është personi që e ka goditur.
Ka qenë pikërisht babai ai që ka bërë publike çështjen duke publikuar në “Facebook” fotot e djalit të dhunuar, duke kërkuar edhe shpjegime për vendimin e gjykatës.
Dy vetaksidente në autostrada, dy shoferë në gjendje të rënd...
Egjipti i bashkohet thirrjes së Turqisë drejtuar OKB-së për ...
Liverpooli i vetmi pa humbje pas katër raundesh në Champions...
Dominim total i Arsenal por Inter rrëmben tre pikët
Kryeziu-Hyseni: Kosova s’ka arsye të frikësohet nga presiden...
E goditi në vithe, Xheneta njëherë i qesh, më pas i reagon a...