Roboti “YuMi” nuk shfaqi asnjë shenjë nervozizmi mbrëmjen e së martës, kur ngriti shkopin për të drejtuar orkestrën filarmonike “Lucca”, që performoi së bashku me tenorin italian Andrea Bocelli.
Roboti i krijuar nga firma zvicerane “ABB” bëri debutimin e tij në Teatrin “Verdi” të Pizës për të shënuar festivalin e parë ndërkombëtar të robotëve në qytetin toskan.
Andrea Colombini, dirigjenti i zakonshëm i orkestrës “Lucca” tha se, fleksibiliteti dhe vëmendja e “YuMi”-t kishte qenë mbresëlënëse.
“Na u desh kohë për të kuptuar lëvizjet e tij. Më pas, kur gjetëm mënyrën, gjithçka ishte shumë e lehtë dhe fleksibiliteti i krahëve të ‘YuMi’-t është absolutisht i paimagjinueshëm për një makineri. Është absolutisht fantastike”, tha Colombini.
“YuMi”-t, emri i të cilit vjen nga fraza “You and Me”, apo “ti dhe unë”, iu mësuan të gjitha lëvizjet nga Colombini, i cili u sigurua që kompjuteri të regjistronte gjestet korrekte.
Roboti nuk është në gjendje të improvizojë dhe çdo ndryshim i papritur në kohë nga ana e muzikantëve do të kishte qenë shkatërrues. Roboti dirigjoi 3 prej 18 pjesëve të performuara mbrëmjen e së martës, përfshirë arien e famshme “La Donna è Mobile”, nga opera “Rigoletto” e Verdit.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare