Ky është ndoshta rituali më i dhimbshëm, më i ngadaltë dhe më me agoni, në mbarë planetin tonë. Është rituali i vetë mumifikimit që praktikohej përgjithësisht nga murgjit. Rituali njihet me emrin ‘Sokushinbutsu’.
Për një periudhë tre vjeçare murgjit duhet të ‘vdisnin vetveten urie’, duke ngrënë vetëm fara dhe rrënjë për të eliminuar peshën e trupit sa më shumë. Pastaj, për tre vitet në vazhdim ata duhet të pinin një çaj me përmbajtje arseniku dhe helmesh të tjera, si dhe të hanin pjesë druri. Kjo, derisa të ata mezi të mbaheshin gjallë.
Pas këtyre viteve në agoni dhe dhimbje ata vetë mbylleshin në një arkivol, duke marrë me vete edhe një zile. Zilja shërbente që ata kohë pas kohe ta tundnin atë për të treguar se ishin ende gjallë. Në momentin që zhurma e saj nuk dëgjohej më, tregonte se jeta e tyre kishte marrë fund./Arbresh.info/
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...