Riparuesi lëshohet nga kati i 11-të për të rregulluar kondicionerin

19:29 | 11 Korrik 2017
Arbresh.info

Një riparues në Kinë është filmuar teksa lidhej me klientin e tij për të dalë në dritaren e tij në kat të 11 që ti rregullonte tubat e kondicionerit.

Ai përdori klientin si kundërpeshë pasi ishte mënyra e vetme që ta rregullonte, transmeton oranews. Pronari i apartamentit tha se në momentin kur e dëgjoi planin e mendoi si diçka të çmendur, por më pas e pranoi se riparuesi kishte përvojë në këtë fushë.

Në pamje dukej se si ai u lidh me një litar të trashë dhe nuk dukej aspak i frikësuar teksa dilte nga dritarja.

Thuhet se punëtori nga Shangai në Kinë ka qëndruar 15 minuta jashtë derisa ka rregulluar gjithçka, si dhe nuk pësoi asnjë dëm fizik.

https://www.youtube.com/watch?v=tCOX6c7I2vA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme