Sipas ekspertëve, për të parandaluar rënien e vetullave , duhet të hani më pak ushqime që ndikojnë në funksionimin jo të mirë të gjëndrave tiroide, si lakra, lakra jeshile, patatet e ëmbla, kikirikët dhe prodhimet e sojës.
Këto ushqime mund të konsumohen nëse gatuhen mirë dhe hahen në mënyrë të moderuar, vetëm se nuk duhen ngrënë të gjalla.
Ndërkaq, ekspertët shëndetësorë bëjnë thirrje edhe të mos konsumoni alkool dhe sheqer sepse ato shkaktojnë mbistimulim të gjëndrave tiroide.