Një filxhan kafe, mund të jetë më shumë se një pije. Në Turqinë e shekullit të 16-të mund të konsiderohej edhe si litar shpëtimi.
Shumë njerëz e kanë të domosdoshme kafen në mëngjës, sepse konsiderohet se ajo ju jep energji, transmeton portal arbresh.info
Lista e njerëzve që nuk jetojnë dot pa kafe vazhdon të jetë e gjatë, ndërsa ndër emrat e njohur që nuk mund të rrinte pa kafe ishte shkrimtari Honore de Balzak, i cili pinte rreth 50 filxhanë kafe në ditë.
Nuk dihet ende se prej nga fillon historia e kafes, por besohet se një bari nga Etiopia ishte i pari që zbuloi kokrrat e kafes. Sipas legjendës, rreth vitit 850 pas Krishtit bariu vuri re se sa herë që delet e tij hanin manaferrat e kuq që rriteshin në një kaçubë të veçantë, ata bëheshin të ngazëllyer dhe më energjikë, deri në atë pikë sa nuk flinin natën.
Një ditë bariu vendosi të provonte vetë kokrrat e kafes dhe ndjeu të njejtat efekte. Më pas ai morri disa nga kokrrat e kafet dhe ua dha murgjve, të cilët thanë se bariu kishte zbuluar një frut të pazakontë.
Shumë shpejt “zbulimi” morri hov dhe u përhap në tërë fisin Galla në Etiopi.
Konsiderohet se kafja u bë ushqimi i luftëtarëve në Etiopi, duke i bërë ata të pathyeshëm.
Sidoqoftë, burimet e para të shkruara për kafenë datojnë nga viti 1000 pas Krishtit, kur qëllimet mjekësore të kokrrave të kafes u përshkruan nga mjeku persian Avicenna. U deshën 100 vjet që tregtarët arabë të transportonin kafenë nga Etiopia në Jemenin e sotëm, ku filluan të kultivonin bimën. Duket se plantacionet e para të kafesë u krijuan në Jemen dhe ishin arabët ata që shpikën kokrrën e zezë nga kokrra e kuqe. Ajo u quajt “qahëa”, që do të thotë “ajo që pengon gjumin”.
Nga fundi i shekullit të 15-të kafeja u bë një pikë e zakonshme në Lindjen e Afërt, por turqit osmanë kishin zotëruar artin e saj. Ata përgatitën kafen me kanellë, anise, kardamon dhe karafil. Dhe ky version pikant është akoma i disponueshëm në disa vende në Turqi. Nuk është çudi që ata pinë kafe pas kafesë kur përgatisin çdo filxhan me aq dashuri dhe vëmendje.
Dyqanet e kafesë u hapën në të gjithë Kostandinopojën dhe funksionuan si qendra e tubimeve të njerëzve, debateve politike, diskutimeve dhe mendimeve kritike. Rreth e rrotull ishin filxhanë kafeje, transmeton portal arbresh.info
Kafeja u përfshi aq thellë në kulturën turke, sa u vendos edhe me ligj, që nëse një burrë nuk siguronte sasi të nevojshme të kafes për gruan, ajo mund ta divorconte.
Kultura e kafesë u përhap në Europë me përhapjen e Perandorisë Osmane. Ajo që njihet si kafe turke është ende e pranishme në Ballkan, ndërsa në Europë arti i kafesë lulëzoi, duke çuar në ato dimensione të tjera të njohura sot si ekspres, makiato, kapuçino, etj.
Megjithatë, kur kafja u prezantua në Venecia nga tregtarët turq , u denoncua si “shpikje e hidhur e Satanit” nga kleri venecian, i cili u përpoq ta ndalonte përsëri. Por Papa Klementi VIII thuhet se nuk mund t’i rezistonte hijeshive të errëta të pijes.
Janë bërë tre përpjekje të tjera për të ndaluar pirjen e kafesë që rezultuan të pafrytshme. Në fund, të gjithë e donin kafenë, nga delet e bariut e deri tek Papa. Sot, kafeja është pija e katërt më e konsumuar në botë, e renditur pas ujit, qumështit dhe çajit./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...