Google ADS

Reja e veçantë në qiell, mrekullohen banorët e qytetit (VIDEO)

14:59 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Në qiellin e Pekinit është filmuar një re e veçantë që konsiderohet si fenomen i rrallë. Ajo është shumëngjyrëshe si të ishte prekur nga ylberi.

Banorët e kryeqytetit të Kinës janë mrekulluar për plot 6 minuta me sytë nga qielli.

China Global Television Network ka qenë televizioni që ka publikuar edhe pamjet për ata që nuk mundën ta shihnin në moment real. Në kalendarin hënor kinez, 7 gushti është dita që simbolizon nisjen e vjeshtës dhe sipas metereologëve fenomeni i rrallë ndodh për shkak të lartësisë së vendosjes së reve.

 

Të ngjashme