Google ADS

Ramesses II: mumja e parë (dhe ndoshta e fundit) që ka marrë një pasaportë!

11:26 | 18 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ramesses II konsiderohet si një ndër faraonët më të mëdhenj të Egjiptit të lashtë: ai mbretëroi për më shumë se 60 vite dhe arritjet e tij nuk krahasoheshin me faraonët që i paraprinë ose pasuan atë.

Edhe pas vdekjes, Ramesses II vazhdoi të ishte unik.

Por si e zhvendosen një mumje 3000 vjeçare nga një vend në tjetrin?

Në rastin e Ramesses, në 1974, eshtrat e tij u pajisën me një pasaportë të vlefshme të kombësisë egjiptiane!

Gjithçka filloi në 1974, kur egjiptologët që punonin për Muzeun Egjiptian në Kajro vunë re se mumja e faraonit po përkeqësohej me një shpejtësi alarmante dhe vendosën ta dërgonin në Francë për një ekzaminim.

Problemi ishte se, për shtetin francez, kushdo që hyn në vend duhet të ketë një pasaportë të vlefshme

Kështu, Ramesses II u lëshua një pasaportë nga qeveria egjiptiane dhe ishte mumja e parë (dhe ndoshta e fundit) që mori një pasaportë.

Përveçse ka një foto të fytyrës së Ramesses II, pasaporta ka datë lindje, 1300 para Krishtit dhe me një vlefshmëri prej 7 vitesh nga 1974 deri më 1981.

Kështu, mumja e Ramesses II u largua nga Egjipti në 1976 dhe kur mbërriti në Francë, u prit në Aeroportin Paris – Le Bourget me nderimet e plota ushtarake që i takonin një mbreti.

Më pas, mumja u transportua në Muzeun Etnologjik të Parisit, ku u ekzaminua: përkeqësimi i mumjes ishte shkaktuar nga një infeksion mykotik dhe iu dha trajtimi i duhur për të shmangur prishjen totale.

Ramses II ishte faraoni i 3-të i dinastisë së 19-të dhe mbretëroi nga 1279 në 1213 para Krishtit për 66 vjet, duke thyer rekord në atë kohë pasi jetoi deri në moshën 90 vjeçare. që në atë kohë ishte e padëgjuar.

Përveç mbretërimit të tij të gjatë, Ramesses II shquhet edhe për arritje të ndryshme gjatë jetës së tij.

Ai bëri fushatë me sukses kundër armiqve të Egjiptit, duke përfshirë Hititët në Anadoll dhe Nubianët në jug të Egjiptit.

Për më tepër, Ramesses II ndërtoi shumë monumente të shquar që kanë mbijetuar deri më sot si Abu Simbel dhe Ramesseum.

Si shumë prej faraonëve të Mbretërisë së Re, Ramesses II u varros në Luginën e Mbretërve, në bregun perëndimor të Nilit.

Dikur më vonë, mumja e faraonit u transferua nga priftërinjtë egjiptianë në depon e mumjeve të Deir el-Bahri, ku qëndroi deri në zbulimin e saj në 1881.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme