Para agimit, pres erën e parë të syfyrit nga kuzhina. Nëna ime gatuan. Ndjehet era e ëmbël, plotë ndjenja.
Kjo nuk është vetëm era e ushqimit, por era e gjithë shpirtrave që janë në pritje të rahmetit (mëshirës) dhe faljes nga Zoti në ato orë të bekuara. Erdhi Ramazani, muaji I agjërimit, festa më e madhe myslimane.
Tashmë jemi në gjysmën e dytë të Ramazanit. Jetojmë në një shoqëri multi-kulturore, myslimanët gjatë agjërimit ballafaqohen me shumë pyetje nga miqtë e tyre që nuk janë mysliman. Ja disa pyetje që shtrohen më shpesh.
Balkon3 duke iu përgjigjur pyetjeve të zakonshme të shtruara nga populli jo mysliman do të tentoj të shpjegojë thelbin e agjërimit.
Pyetjet më të shpeshta që shtrohen rregullisht:
1. Pse agjërohet?
“Ramazani është një nga pesë shtyllat e Islamit. Kjo shumë lehtë mund të shpjegohet në këtë mënyrë. Sipas kuptimit metaforik, agjërimi është ‘varfëri e detyruar’, të cilën e përshkruan Islami me qëllim për të vendosur barazinë mes njerëzve duke refuzuar ushqim, pije dhe kënaqësi trupore. Profeti salallahu alejhi ue selem, në një nga hadithet ka sqaruar vlerat e Ramazanit: ‘Ai hap dyert e qiellit, ai mbyll dyert e Xhehenemit (Ferit), ai vë në pranga djallin, ai ka natë më të mirë se një mijë muaj’, duke dashur të inkurajojë besimtarët që të bëjnë vepra të mira dhe të shfrytëzojnë të mirta dhe vlerat e Ramazanit”.
2. Edhe ujë nuk pihet gjatë agjërimit? E kafe! As cigare nuk mund të përdorësh dhe çamçakëz?
“Po, nuk pihet as ujë, as kafe, sigurisht edhe duhanpirësit më të mëdhenj gjatë agjërimit eliminojnë vesin e tyre. Në kuptimin e plotë të fjalës nuk guxon të konsumohet as një pikë ujë. Agjërimi zgjat nga agimi (Imsaku) e deri në perëndim të diellit (Iftar). Për shembull këtë vit agjërimi fillon nga ora 3 dhe zgjat deri në ora 20:20. Pra agjërohet rreth 17 orë.
Për Iftar duhet pasur kujdes që të mos teprohet me ushqim, rekomandohet të konsumohet më pak por më shpesh. Pasi të përfundoj Iftari sigurisht vjen çaji ose kafeja, secili sipas dëshirës së vet. Gjatë verës kur periudha mes Iftarit dhe Syfirit është shumë e shkurtër prej rreth pesë orë duhet pasur kujdes që të mos konsumohet shumë me qëllim që të mund të hani në Syfir…”.
“Pyetja më e vështir për tu përgjigjur. Njeriu përmes agjërimit duhet ta rruan njerëzimin dhe ta pastrojë shpirtin e tij nga instinktet e kafshëve dhe robërimin e pasioneve. Të kontrollojë instinktet. A është kjo e lehtë, vlerësoni vetë.
Nëse është vështirë të shihni të tjerët duke ngrënë ushqim, mendoj se jo. Nëse ke ndërmend të agjërosh aspak nuk të shkon mendja të hash ushqim…”.
“Po, Syfiri hahet gjatë natës. Në Syfir nuk duhet të konsumohen racione të shumta, përkundrazi duhet të bëni zgjedhje të zgjuar të asaj që konsumoni duke shmangur volumin e ushqimit. I’a një shembull modest për një Syfir të shpejtë dhe me shumë kalori: bukë integrale, djathë, banane, urma, bajame, ujë, jogurt, vezë, fruta, mjaltë…Nuk duhet të konsumohet shumë kafe, çaj, ushqim I kripur dhe I skuqur me qëllim që më lehtë ta kalojnë ditën e nesërme!”.
“Për Iftar konsumohet çdo gjë, nuk ka kufizime. Miqtë sigurisht se janë të mirëseardhur ndërsa vlera e përgatitjes së Iftarit nga ai që ofron Iftar është shumë e madhe. I dërguari I Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ‘Kush përgatit Iftar për agjërues do të ketë të njëjtin shpërblim si agjëruesi me atë që agjëruesit nuk do t’i reduktohet shpërblimi i tij’.
6. A janë rregullat e agjërimit të njëjta kudo, a agjërojnë të gjithë myslimanët në mënyrë të njëjtë dhe pse çdo vit agjërohet në terminë të ndryshme?
“Sigurisht pasi Ramazani është një nga shtyllat e Islamit dhe obligim i çdo myslimani prandaj edhe rregullat janë të njëjta kudo dhe të pandryshueshme. Agjërohet në periudha të ndryshme kohore sepse muaji Ramazan lëviz 10 ditë përpara për shkak të kalendarit hënor”.
7. Kush duhet të agjëroj?
-mysliman
-i moshës madhore
-i arsyeshëm
-i shëndetshëm
-Personi që nuk udhëton
-gruaja kur nuk është në ciklin menstrual
8. Kush ka të drejtë të mos agjëroj?
-I sëmuri
-udhëtari
– I moshuari apo e moshuara që nuk janë në gjendje të agjërojnë (për çdo ditë të humbur domosdoshmërish duhet ushqyer një I varfër)
– I sëmuri, shërimi I të cilit nuk pritet apo ka status të një të moshuari që nuk është I aftë të agjërojë
-shtatzënat dhe gratë që japin gji fëmijëve
9. A ndihmohen të varfëritë gjatë Ramazanit dhe si?
“Po. Sadekatu’l-Fitr është obligim material me të cilin Islami i inkurajon myslimanët të kujdesen për të varfëritë. Çdo mysliman në fund të Ramazanit është i detyruar të ndajë (përafërsisht 3 kg) ushqim për tua ndarë të varfërve që edhe ata pas një muaj agjërim së bashku me të pasurit të gëzohen gjatë festës së Bajramit”.
10. A është lehtë pas kthimit të jetës normale apo shumë prej tyre ju ndodh që të teprojnë me ushqim që ta kompensojnë të humburën?
“Kthimi në jetën normale nuk paraqet problem pasi konsumohet aq sa duhet. Asgjë nuk humbet sepse gjithçka kompensohet mes Iftarit dhe Syfirit. Por problem I vetëm është se para jush është festa e Bajramit. Sigurisht duhet të keni kujdestë mos e teproni me bakllava J kjo sigurisht vlen edhe kur jeni në jetën normale”.
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...