Google ADS

Rabini që kishte parashikuar tri luftëra, para 23 vitesh foli për luftën mes Koresë Veriore dhe SHBA-ve

01:51 | 19 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Rabini Levi Saadia Nahmani, qysh në vitin 1994 kishte parashikuar që lufta mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut do ta shtyjë botën drejt apokalipsit.

Ky parashikim rrëqethës asokohe shumëkujt i tingëllonte si e pabesueshme për faktin se Koreja e Veriut nuk posedonte armë bërthamore, dhe nuk përbënte kërcënim për askënd përveç Koresë së Jugut.

Por, Nahmani kishte paralajmëruar: “E dini çfarë do të ndodhë? Koreja!” Ky parashikim është dokumentuar edhe me një video të filmuar në vitin 1994.

Asokohe në Korenë e Veriut sundonte Kim Jong-il, babai i liderit aktual Kim Jong-un. Vetëm disa muaj më parë kishte ndërruar jetë Kim Il-sung.

Ky vend ishte zotuar se do të zhvillojë armë bërthamore, megjithatë askush nuk i kishte marrë seriozisht derisa ata kryen testet e para të armëve bërthamore gjatë vitit të kaluar.

Por, Nahmani ka thënë se – do të jetë diçka më zi sesa Holokausti.

Vetëm disa muaj para vdekjes ai kishte bërë këtë parashikim të frikshëm, por fjalët e tij duhet marrë seriozisht për faktin se kishte parashikuar dy luftërat izraelito-arabe, si dhe luftën e parë të Gjirit.

https://www.youtube.com/watch?v=wn6fVuVAFb0

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme