Qyteza ka më pak se 10 mijë banorë, por për shkak se Facebook ka ndërtuar aty bazën e parë të të dhënave, ku mbledh fotot e statuset tuaja, infrastruktura e qytetit është përshtatur me nevojat e kompanisë duke bërë që edhe vendasit të gëzojnë internet tepër të shpejtë.
Qyteza Prineville në Oregon të SHBA-ve është vendi ku Facebook ndërtoi qendrën e parë të të dhënave, sallën me kompjuterë “server” ku mblidhen fotot që hidhni në Facebook, dhe me të cilët lidhet që nga larg kompjuteri apo celulari juaj kur i shihni.
Mark Zuckerberg mbase nuk e ka ditur kur hapi këtë qendër, që pas disa vitesh do t’i duhej të hapte disa të tjera nëpër Amerikë dhe nëpër botë, deri në Suedi, për të përballuar fluksin e 1.66 miliardë përdoruesve aktivë, pa përfshirë faqet “e fjetura”.
Kjo qendër ka rreth 136 punonjës dhe ka shërbyer si model për të gjitha qendrat e tjera. Ajo është gjithashtu vendi ku Facebook teston çdo aplikacion të ri, duke vënë në punë dhjetëra celularë njëherësh.
Zona ndodhet në shkretëtirë, ku temperatura në verë shkon shumë lart gjatë ditës dhe zbret shumë gjatë natës. Facebook përdor ujë për ta ftohur ajrin që fut në dhomën e serverëve, dhe nëse është shumë i ftohtë, e ngrohin me nxehtësinë që prodhojnë vetë kompjuterët./tch
Facebook mban ndezur dhjetëra celularë njëherësh për të testuar aplikacionet.
Kondicionerët ftohin ajrin dhe e ngrohin kur është shumë i ftohë, me nxehtësinë që prodhojnë serverët.
Depozitat e ujit që përdoret për të frohur ajrin.
Gjeneratorët që duhet të përballojnë sasinë masive të energjisë që kërkon qendra e të dhënave.
Qendra që menaxhon fotot e qindra miliona njerëzve ka rreth 136 punonjës.
Facebook i teston aplikacionet me celularë të markave dhe viteve të ndryshme.
Energjia që përdoret për zyrat dhe nevojat e tjera jashtë serverëve merret nga panelet diellore.
Filtrat që pastrojnë ajrin para se të shkojë tek kondicionerët janë masivë, sa një faqe muri.
Këtu Facebook mban programet me inteligjencë artificiale që bëjnë sugjerimet e fotove, gjen përafërsinë e fytyrave, sugjeron miqtë dhe faqet në bazë të përdorimit, etj.
Facebook e ka modeluar vetë kompjuterin për serverët, dhe përdorin si procesorë Intel, ashtu dhe AMD.
Moti sot kryesisht me diell
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi