Kirurgjia plastike është përhapur shumë kohët e fundit.
Shumë vajza, por edhe djemtë nuk mbeten mbrapa, zgjedhin të përmirësojnë pamjen e tyre të jashtme përmes ndërhyrjeve plastike. Në këtë formë kanë më shumë besim në vetëvete që i bëjnë të ndihen më mirë teksa janë të rrethuar nga njerëzit.
Një tjetër kategori e operacioneve plastike janë edhe rastet si psh: zmadhimi i buzëve, i gjoksit apo i të pasmeve. Kur përmendim këto të fundit personi i parë që na vjen ndërmend është Kim Kardashian ose edhe motra e saj e vogël Kylie Jenner. Le t’i harrojmë për një moment ato.
E dini cili është vendi ku operacioni plastik, kryesisht fyrja e buzëve është më i kërkuar? Nuk është as LA apo Njy York, por Phoenix, kryeqyteti i Arizonës.
Një rezultat vërtetë befasues dhe studiuesit nuk e kanë zbuluar ende arsye përse njerëzit më qytetin e shkretëtirës shfaqin kaq shumë interes për ndërhyrjet plastike.
Më shumë se 30% e banorëve të Arizonës ishin më të interesuar për injeksionet e buzëve, megjithëse LA dhe San Diego nuk ishin shumë prapa (29.8% dhe 26.3% respektivisht). “RealSelf” gjithashtu publikoi të dhëna që përfshijnë procedurat e tjera të kirurgjisë plastike ku kanë dalë disa rezultate të habitshme.
Banorët e Miçiganit nuk pranonin në asnjë mënyrë operacionet plastike, duke treguar diversitetin që kanë amerikanët në përcaktimin e asaj ç’ka është e bukur.
Sigurisht këto shifra nuk janë një tregues totalisht i saktë, pasi gjithmonë ka përjashtime, por janë një pasqyrim i përgjithshëm i mendësisë së popujve.
Duket sikur rritja e procedurave të kirurgjisë plastike po përhapet kudo me një shpejtësi të madhe.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...