Thuhet se qentë janë të aftë ta kuptojnë kur padroni i tyre sëmuret. Një studim i realizuar në vitin 2006 në “Integrative Cancer Therapies” ka treguar për sistemin nuhatës të qenve në raste të sëmundjeve të tilla si kanceri.
Testet e ndryshme kanë arritur në përfundimin se në prani të njerëzve të shëndetshëm dhe të tjerëve të sëmurë nga kanceri, qentë janë në gjendje të dallojnë të sëmurët nga era e urinës dhe frymëmarrja.
I tillë është rasti i një vogëlusheje 3-vjeçare nga North Yorkshire. Pippa Woods u diagnostikua me leucemi limfoblastike pasi qeni i familjes kishte filluar të sillej çuditshëm kur ishte pranë saj. Kur prindërit vunë re se qeni refuzonte ta linte vajzën vetëm, ata dyshuan se diçka nuk po shkonte siç duhej. Pasi kreu të gjitha vizitat e nevojshme, prindërve të vajzës nga Mbretëria e Bashkuar iu dha përgjigja që askush nuk do të donte ta dëgjonte, ajo ishte me leucemi, transmeton living.al.
Rezultati mbi sëmundjen e Pippa-s doli vetëm pak pasi u bënë analizat e gjakut. Kimioterapia ka rezultuar e suksesshme për shkak të kapjes së sëmundjes në fazat e saj të para. Mjekët janë shprehur shumë të kënaqur me rezultatet e deritanishme dhe thonë se nëse vazhdohet me këto hapa, në vitin 2018 Pippa do jetë shëruar përfundimisht nga leucemia. Kjo është prova se qeni është vërtetë miku më i mirë i njeriut.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...