Një qen i specializuar kërkimi e shoqërimi alpin është gjetur pas 16 ditësh në mbi 3.500 metra lartësi në akullnajat italiane të maleve Cervino, pa ushqim dhe me temperatura deri në -25 gradë, njoftoi stërvitësi i tij.
Pastori belg femër Malice, është i specializuar në kërkimin e personave në sipërfaqe dhe nën orteqe. “Është bërë kockë e lëkurë por është gjallë. do të duhen dy javë që ta marrë veten. Por ajo ka arritur të kthehet”, thotë guida alpine Lucio Truço, i cili drejton pikën e alpinizmit Guide del Cervino në 3.480 metra. Nga këtu Malice ishte larguar më 12 janar. “Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë, duhet të ketë ndjekur ndonjë erë të veçantë. E kërkuam për dhjetë ditë, me dronë e helikopterë. menduam se do të kishte dalë në anën zvicerane, por çuditërisht u kthye. ka vetëm disa gërvishtje në putrat dhe në turi, por asgjë serioze”, tha Truço.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...