Çdokush që mban qen, posaçërisht të mëdhenj e di se si bëhen ata kur vjen pronari, sidomos nga hyrja e përparme.
E një gjë e pakëndshme i ka ndodhur një burri në Kinë, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka përfunduar me qafë të thyer për shkak të qenit të tij super të entuziazmuar.
Haski kërceu nga ballkoni i katit të dytë dhe kërceu mbi pronarin, i cili ishte kthyer nga një udhëtim.
67-vjeçari u rrëzua nga qeni i cili peshon gati 30 kilogramë kur iu hodh në qafë për ta përshëndetur.
Pensionisti më vonë tha se mendoi që muri i shtëpisë së tij ishte shembur mbi të, duke mos e kuptuar se ishte qeni i tij i përkëdhelur.
Mjekët në spital kanë thënë se kur qeni iu hodh në krahë pronarit, saktësisht në zonën e qafës, ia theu Liut vertebrën cervikale dhe ia mavijosi shpinën në proces e sipër.
Megjithatë, sipas Wang Yuansong, ishte herët ende të dihej nëse dëmi i shkaktuar nga kafsha është i përhershëm./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit