Qenë më të fuqishëm, më muskulor dhe të klonuar, të krijuar në laboratorët e Koresë Jugore do të asistojnë policinë ruse në Siberi.
Që të tre qentë janë kombinim i racës Malinois belg dhe nuhatësve të njohur të Koresë Jugore, transmeton arbresh.info.
Klonimi ishte bërë nga shkencëtari Hwang Woo Suk dhe ekipi i tij në laboratorin Sooam Biotech Research Foundation.
Transportimi i tyre është ekzekutuar dhe pritet të shihet reagimi i tyre ndaj temperaturave shumë të ftohta siberiane.
Shumë shtete si ShBA-ja, Kina dhe Amerika Jugore përdorin qenë të klonuar për të ndihmuar policinë, mirëpo klonimi i kafshëve nuk lejohet kudo. Në vitin 2015, Parlamenti i BE-së ka ndaluar klonimin e kafshëve, duke përfshirë këtu edhe importin e pasardhësve të tyre./arbresh.info
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës