Google ADS

Qëndroi zgjuar gjatë tërë kohës sa ia operonin kokën

17:00 | 17 Tetor 2016
Arbresh.info

Ester Gardner ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinson-it në moshën 47 vjeçare, 15 vjet më herët se sa mesatarja e personave që vuajnë nga kjo sëmundje.

Ajo kishte jetuar në këtë gjendje për dy vjet të tëra derisa iu kishte përkeqësuar gjendja dhe operimi ishte i pashmangshëm, transmeton arbresh.info.

Mjekët i kishin ofruar operim por me një kusht; ajo duhej të qëndronte zgjuar për shkak se mjekët duhej të përdornin lëvizjet e duarve të saj për të ditur se ku duhet të vendosnin elektrodat.

Paraprakisht ajo ishte paralajmëruar se mund të vdiste nga gjakderdhja e madhe.

Në një intervistë ajo kishte thënë se ishte frikësuar shumë dhe se kishte dëgjuar gjithçka që kishte ndodhur gjatë operacionit. ”Kam dëgjuar teksa më gërryenin kokën, kam ndjerë madje edhe spërkatjen e gjakut tim nëpër fytyrë”, kishte cekur Gardner.

Operacioni ka kaluar me sukses dhe tani nëna e dy fëmijëve është në gjendje të mirë shëndetësore./arbresh.info

3975147100000578-3843694-image-a-38_1476703558722 3975144900000578-3843694-image-a-37_1476703540304 3975140c00000578-3843694-image-a-56_1476704622652

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme