Plagos aksidentalisht vëllanë, e ngatërron me drerin gjatë gjuetisë në Michigan
Të shtunën një burrë në Michigan të SHBA-ve, aksidentalisht ka qëlluar me pushkë vëllanë e tij derisa kishin shkuar për gjueti – pasi e ngatërroi me drerin.
Dy burra kishin shkuar për gjueti në Boston Township rreth 200 kilometra në veriperëndim të Detroitit, ku po kërkonin drerin që njëri prej tyre më herët e kishte plagosur
Rreth orës 17:30 ata ishin ndarë në një fushë misri për ta kërkuar drerin, kështu njëri mendoi se pa drerin dhe pa u menduar dy herë shkrepi një plumb – por në fund doli se kishte qëlluar vëllanë e tij.
Megjithatë kur e kuptoi se çfarë kishte bërë i telefonoi ndihmës së shpejtë për ta dërguar me urgjencë në spital vëllanë. Në anën tjetër, policia ka bërë të ditur se pas tretmanit gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.
Edhe pse në fillim policët nuk e dinin se si ka ardhur deri te plagosja, vëllezërit ishin shumë bashkëpunues me hetuesit të cilëve u treguan të vërtetën – ku më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për një rast që nuk ishte bërë me qëllim. /Telegrafi/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...