Qelizat mbajnë në ADN-në e tyre kujtesën e jetës së tyre teksa ishin në fazën embrionale dhe, teorikisht, ato janë në gjendje të riaktivizojnë gjenet që kanë çuar në zhvillimin e tyre në të kaluarën.
Kjo është demonstruar nga zbulimi i arkivit të parë molekulare të kujtimeve embrionale, botuar në revistën Molecular Cell. Identifikuar në indet e miut nga Instituti Amerikan i Kancerit Dana-Farber.
Arkivi i kujtimeve qelizore hap një rrugë të re për rigjenerimin e organeve të dëmtuara nga sëmundje të ndryshme.
Kujtesa molekulare e qelizave përfaqësohet nga grupe të vogla kimike, të quajtura grupe metil, të cilat lidhen me ADN-në, percjell syri.net. Varësisht nga mënyra dhe vendet ku bëhet lidhja, si dhe numri i tyre, këto etiketa molekulare të vogla mund të përcaktojnë se cilët gjene duhet të mbeten jashtë dhe cilat, në vend të kësaj, të riaktivizohen.
“Ne kemi gjetur se qelizat e të rriturve mbajnë një katalog të të gjithë gjeneve në përdorim gjatë fazave të hershme të zhvillimit,” shpjegoi Ramesh Shivdasani, një nga koordinatorët e kërkimit.
“Ajo që na habiti, shtoi ai, është se ky katalog nuk mbetet i mbyllur përgjithmonë, por vetë qelizat mund t’i kenë ato në kushte të përshtatshme.
Për autorët e hulumtimit, ky zbulim – përfundoi ai – mund të ketë implikime të thella në trajtimin e shumë sëmundjeve, siç janë harresa dhe kanceri”.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...