Kur jeni duke u intervistuar nga një punëdhënës, ju e keni vetëm një shans për të lënë përshtypje të mirë.
Pyetjet e mençura rreth synimeve të kompanisë dhe pritshmëritë e tyre janë një mënyrë e mahnitshme për ta shprehur entuziazmin dhe për ta ‘shitur’ veten, transmeton Telegrafi.
Por është e rëndësishme të keni më shumë kujdes kur pyetni për ngritjet potenciale në pozitë të punës.
Sipas punëdhënësve, është gjë e mirë kur punëtorët apo kandidatët për punë interesohen për mundësitë e rritjes profesionale, ndonëse ndonjëherë kandidatët e kalojnë kufirin dhe tregojnë se pozita aktuale është ‘nivel i ulët’ për ta.
Pra, është e rëndësishme që të mos implikoni se jeni duke dashur një pozitë të re të punës pa u trajnuar ose pa kontribuar në atë kompani paraprakisht.
“Kur mund të ngritem në pozitë” është pyetje që dërgon mesazh shumë negativ.
Me këtë pyetje jo vetëm se implikoni që pozita që keni nuk është mjaftueshëm e mirë për ju, por edhe e bën kompaninë të besojë se në momentin që keni një ofertë më të mirë për punë, ju do të hiqni dorë. /Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...