Gjithsecili dëshiron të dijë pak a shumë për të ardhmen, posaçërisht kur shkencëtarët e parashikojnë dhe e paraqesin atë.
Këto teori dhe fotografi që tregojnë për të ardhmen, shpeshherë janë edhe më të mira se sa mendja jonë arrinë t’i mendoj, transmeton arbresh.info.
Më poshtë ju paraqesim disa prej teorive më interesante se si mund të bëhen pushimet në të ardhmen.
Shpresojmë që disa prej tyre të realizohen./arbresh.info.
Eric Almas ka dizajnuar një aeroplan ekologjik dhe të pazhurmë me pjesën e sipërme të hapur që u lejon njerëzve njëkohësisht të lahen në pishinë dhe të marrin rreze dielli gjatë fluturimit.
Projekti i qytetit lundrues i dizajnuar nga Vincent Callebaut është përgjigje në pyetjen e rëndësishme për rritjen e nivelit të oqeaneve. Ky qytet perfekt mund të akomodoj 50 mijë njerëz.
Ky qytet i dizajnuar po ashtu nga Vincent Collebaut ofron punë për të gjithë, pasi aty ka mundësi për të bërë blerje, për çlodhje dhe hapësira për argëtim. Kjo është ndoshta mënyra më e mirë për të jetuar në harmoni me natyrën.
Shumica prej nesh ëndërrojnë për një planet të pastër dhe të shëndetshëm dhe kjo ide e bërë po ashtu nga Vincent Collebaut. Krijimi i tij i radhës “Hydrogenase” është hibrid i rrokaqiejve dhe përmban kopshte që pastrojnë ajrin.
Për të krijuar këtë jaht, arkitektja Zaha Hadid është inspiruar nga bota nënujore. Ky jaht duket i mrekullueshëm edhe brenda edhe jashtë.
Kjo duket sikur ka ardhur nga filmi Star Wars, por me qëllime të mira. Qëllimi i dizajnerit Mac Byers i kishte vënë vetës ishte që të krijonte një mjet komod për transport në të cilin njerëzit do të mund të relaksoheshin si mos më mirë.
Kjo mrekulli është dizajnuar nga kompania londineze e kompanisë Yacht Island Design. Ky është një “ishull” lundrues tropikal i cili e ka ujëvarën e vet, pishinën transparente dhe po ashtu një vullkan të vogël.
Ky është një projekt i bërë po ashtu nga Yacht Island Design të cilën të dashuruarit e Monakos mund ta pëlqejnë. Kjo anije luksoze përmban disa pamje shumë të njohura të Monakos: hotelin luksoz “Hotel de Paris”, kazinon “Monte Carlo” dhe kafe-restorantin “Cafe de Paris”.
Si mendoni për një qytet të madh lundrues? Ky është qyteti Atlantis II i cili mund të krahasohet në madhësi me Parkun Qendror të New York City-it.
Physalia është një kopsht lundrues i cili është krijuar për të pastruar lumenjtë dhe të ofrojë për secilin ujë të pastër. Kjo anije është e pajisur me biofilter dhe shfrytëzon kopshtin e saj për të pastruar ujin.
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...